Skuadra shqiptare synon të përforcojë sulmin

Futboll

Skuadra shqiptare synon të përforcojë sulmin

Nga: K. G. Më: 14 janar 2024 Në ora: 13:15
Ivan Ivanovski

Ivan Ivanovski duket se këtë dimër do ta përforcojë sulmin e skuadrës shqiptare, Gostivari. 

Gostivari ka afruar ofertë të re te skuadra e Tikveshit për shërbimet e sulmuesit. 

E tani në lëvizje është Tikveshi, por duket se kjo ofertë e re do të pranohet nga skuadra e Kavadarit.

Kujtojmë se para festave Gostivari dhe Tikveshi negociuan intensivisht për njërin nga lojtarët më të mirë në pjesën vjeshtore të PMFL-së, por më pas nuk gjetën gjuhë të përbashkët por tani duket se po realizohet ky transferim.

Gostivari është në vend të pestë me 24 pikë në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat