Rezultatet dhe tabela në Kampionatin Shqiptar

Futboll

Rezultatet dhe tabela në Kampionatin Shqiptar

Më: 14 janar 2024 Në ora: 20:22
Rezultatet

Kampionati “Abissnet Superiore”  u rikthye me fazën e tretë të këtij edicioni.

Java e 19-të u hap me një sfidë spektakolare, Dinamo City – Tirana, që u mbyll me fitoren e bardhebluve me përmbysje 2:3.

Në dy takimet e të shtunës, Egnatia dhe Partizani u rikthyen te fitorja.

Image

Tabela

Rrogozhinasit fituan minimalisht 1-0 ndaj Skënderbeut.

Edhe Partizani fitoi me rezultatin minimal 1-0 në “Arenën e Demave” ndaj Teutës.

Dy sfidat e fundit të javës u luajtën të dielën. Laçi – Erzeni ishte takimi i parë i ditës dhe përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Java e 19-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin me ndeshjen Vllaznia – Kukësi. Shkodranët triumfuan në “Loro Boriçi” me rezultatin minimal 1-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat