Trajneri i Al-Hilal: Ronaldo ka më shumë pasion për futbollin

Futboll

Trajneri i Al-Hilal: Ronaldo ka më shumë pasion për futbollin

Më: 16 janar 2024 Në ora: 10:53
Ronaldo e Neymar

Trajneri i Al-Hilal, Jorge Jesus ka folur së fundmi për dy yjet që ndodhen aktualisht në Arabinë Saudite, Cristiano Ronaldon dhe Neymar, të dy lojtarë që i njeh mjaft mirë.

Në prononcimin për mediet, trajneri i Al-Hilal u shpreh se sipas tij portugezi ka më shumë pasion për futbollin se braziliani.

“Cristiano Ronaldo ka më shumë pasion për futbollin dhe për këtë arsye e vendos atë si prioritet.

Neymar ka më shumë pasion për gjërat e tjera dhe i vë këto të tjerat në radhë të parë, pra jetën e tij private.

Megjithatë si lojtar ai është përrallor dhe si njeri kalova një muaj e gjysmë me të, ai më befasoi pozitivisht në gjithçka”-deklaroi Jesus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat