​Roma gjen pasuesin e Mourinhos

Futboll

​Roma gjen pasuesin e Mourinhos

Më: 16 janar 2024 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Pas shkarkimit të Mourinhos, Roma po mendon për zëvendësimin e tij. Ky është një vendim i menduar dhe jo i lidhur me humbjen e fundit ndaj Milanit në kampionat. Ka ende kohë për të ndryshuar kursin.

I zgjedhuri për pankinë është Daniele De Rossi dhe në Itali raportohet se në këto orë do të provohet të mbyllet marrëveshja.

Së bashku me De Rossin, në stafin e tij, do të jenë edhe ish-futbollistët Guillermo Giacomazzi dhe Giampiero Pinzi. Duhet të jetë një marrëveshje deri në fund të sezonit me rinovim të lidhur me arritjen e disa rezultateve.

Me fanellën e Giallorossëve, ish-mesfushori bëri mbi 600 paraqitje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat