Enrique: Kemi një ekip të ndërtuar

Futboll

Enrique: Kemi një ekip të ndërtuar

Më: 16 janar 2024 Në ora: 11:48
Enrique

Skuadra e PSG po dominon gjithnjë e më shumë në kampionat, shkëputur 8 pikë nga ndjekësja më e afërt në mesin e sezonit. Pavarësisht kësaj, trajneri Luis Enrique kërkon më shumë nga skuadra e tij.

“Unë jam i kënaqur nga lojërat që po bën skuadra ime.

Kemi qenë kompetitivë si për sa i përket nivelit në fushë ashtu dhe intensitetit të lojës. Nuk është e lehtë të fitosh në fushën e Lens”, tha Luis Enrique.

“Unë i kërkoj vetëm një gjë skuadrës, të kem kontrollin e lojës.

Kjo është ajo që duhet të bëjmë në çdo ndeshje. Kështu kemi mundësi të shënojmë më shumë dhe të fitojmë”, tha trajneri spanjoll i PSG.

“Fituam në fushën e Lens pas 10 vitesh dhe kjo tregon se jemi në rrugën e duhur. Kemi një ekip të formuar ashtu si duhet për të qenë protagonistë në kampionat dhe në Europë”, u shpreh Luis Enrique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat