Një paradoks i madh vjen nga Anglia dhe veçanërisht Chelsea.
Dihet që te londinezët presioni është i madh për lojtarët, askush nuk e ka vendin e garantuar dhe kërkohet që të shënohet gol në çdo javë nga futbollistët, për të qenë të qetë.
Shumë kritika mbërritën në rrjetet sociale nga tifozët e Chelsea në drejtim të Brojës, pasi sipas tyre, futbollisti shqiptar zhvilloi një ndeshje të dobët.
Trajneri Pochetino e zëvendësoi në minutën e 66 dhe tifozët e panë këtë vendim të teknikut si një shenjë për lojën e dobët që zhvilloi Broja, kur në fakt ishte ulje e rendimentit fizik.
Paradoski qëndron në faktin se Armando Broja është shpallur në formacionin më të mirë të javës në Premier League sipas “WhoScored”, ndërsa për tifozët londinez, sulmuesi shqiptar ishte i dobëti në fushë kundër Fulham.