6 futbollistë bëjnë me “dhimbje koke” Deden

Futboll

6 futbollistë bëjnë me “dhimbje koke” Deden

Më: 16 janar 2024 Në ora: 15:54
Elbasani

Elbasani prej ditësh vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, teksa do të presë në “Elbasan Arena” skuadrën e Korabit. Kjo përballje do të luhet ditën e premte në orën 17:00.

Verdheblutë janë një prej ekipeve më aktive në merkaton e dimrit, të cilët kanë bërë përforcime të rëndësishme për organikën e tyre.

Por pavarësisht përforcimeve dhe lojtarëve me emër që janë transferuar në Elbasan, sërish Nevil Dede bëhet me “dhimbje koke”. Për sfidën e së premten janë plot 6 lojtarë që shqetësojnë trajnerin dhe stafin e tij.

Edon Hasani dhe Arsen Kasa janë të dëmtuar që prej sfidës me Bylisin në kampionat dhe ende nuk janë rikuperuar.

Ndërkohë probleme kanë shfaqur edhe Abaz Karakaçi, Klevis Kasa dhe Arsen Kasa, të cilën po marrin dalëngadalë edhe ngarkesën e duhur në stërvitje, teksa i fundit që i është shtuar listës është Bedri Greca, që pësoi një dëmtim në miqësoren me Drenicën.

Dede shpreson që deri ditën e premte, disa prej lojtarëve të rikuperohen dhe të jenë të gatshëm për skuadrën, në të kundërt do t’i duhet të “arnojë” formacionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat