Nënshkroi kontratën 120 milionëshe pas divorcit

Futboll

Nënshkroi kontratën 120 milionëshe pas divorcit

Më: 16 janar 2024 Në ora: 18:56
Erik Spoelstra

Një stuhi e vërtetë mediatike ka goditur Erik Spoelstra.

Trajneri i ekipit të NBA Miami Heat ka rinovuar kontratën e tij për tetë vitet e ardhshme, për një shumë totale prej 120 milionë dollarë.

Më e larta e nënshkruar ndonjëherë nga një trajner në historinë e NBA.

Spoelstra ka udhëhequr Miamin që nga viti 2008, ka arritur gjashtë finale të NBA dhe ka fituar dy tituj: në 2012 dhe 2013.

Ajo që shkakton diskutim, më shumë se shifra e madhe, është mënyra se si u njoftua rinovimi: pak ditë pas njoftimit zyrtar të divorcit mes Spoelstra dhe ish-bashkëshortes së tij Nikki, me të cilën ishte martuar prej 7 vitesh.

Sipas shtypit amerikan, njoftimi për rinovimin e kontratës me klubin është bërë konkretisht pasi janë nënshkruar kontratat e divorcit mes trajnerit dhe ish-bashkëshortes së tij, me të cilën ka tre fëmijë. Një lloj ndihme nga klubi për trajnerin, për të shmangur pagesën e një shume më të lartë për mirëmbajtjen e bashkëshortes.

Vetë Nikki, e cila drejton një podcast shumë të njohur në Shtetet e Bashkuara, ka pësuar sulme përmes rrjeteve sociale. Shumë e qortuan atë se nuk u treguar veçanërisht e zgjuar me kohën e zgjedhur për divorcin.

“Sipas shoqërisë së papërpunuar, injorante dhe përgjithësisht të painformuar… femrat nuk mund të dashurohen sinqerisht me dikë të suksesshëm.

“Jo, po shtiren dhe e bëjnë për para. Dhe nëse një femër zgjedh të mos jetë me një partner të suksesshëm, me sa duket është një idiote”, ka shkruar ajo duke iu përgjigjur akuzave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat