Ivanovski e përforcon Gostivarin

Futboll

Ivanovski e përforcon Gostivarin

Nga: K. G. Më: 17 janar 2024 Në ora: 13:11
Ivan Ivanovski

Njëri nga lojtarët më të mirë të kampionatit maqedonas, Ivan Ivanovski u largua nga Tikveshi dhe do të vazhdojë në ekipin shqiptar, Gostivari. 

“Anësori pati paraqitje të shkëlqyeshme për skuadrën nga Kavadari dhe në mesin e sezonit vendosi të ndryshojë ngjyrat e klubit dhe të përforcojë Gostivarin.

Ivanovski ka luajtur gjithashtu për Sileksin dhe Zvijezda nga Bosnja.

Gostivari para Ivanovskit ka nënshkruar me Nijazi Jusufin, Erten Ersun si dhe me trajnerin Ismail Atalan”, shkruan media maqedonase “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat