Legjenda e Liverpool i kërkon Klopp të marrë yllin e rivalëve

Futboll

Legjenda e Liverpool i kërkon Klopp të marrë yllin e rivalëve

Më: 18 janar 2024 Në ora: 15:15
Klopp

Legjenda e Liverpoolit, John Aldridge, i ka kërkuar Jurgen Klopp që të nënshkruajë me Bruno Guimares nga Newcastle. Ai beson se braziliani është perfekt për Reds dhe dëshiron që gjigantët Merseyside të marrin mesfushorin.

Aldridge beson se Liverpool ka nevojë për dy lojtarë në çdo pozicion dhe mendon se Guimares mund të jetë një përforcim i mirë.

“Ai luan në një pozicion ku ne duhet të përmirësohemi, për mendimin tim. Edhe me Endon në skuadër, i cili ka bërë vërtet mirë. Por kur shikon përsosmërinë, duhet të kesh dy lojtarë për çdo pozicion.

“Është një pozicion me të cilin kemi pasur vështirësi për disa kohë. Endo filloi të përshtatet me Premier League.

Por kur lojtarët shumë të mirë vihen në dispozicion, të gjitha skuadrat kryesore i kërkojnë dhe Liverpool-i duhet të jetë mes tyre”, tha ai për LiverpoolECHO.

Liverpooli ishte i lidhur me Guimaraes përpara se ai të transferohej te Newcastle nga Lyon në janar 2022. Ata gjithashtu po e mbanin nën vëzhgim brazilianin për disa kohë përpara se ai të nënshkruante një marrëveshje të re në St James Park në tetor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat