Ish - trajneri i Shqipërisë: Ju tregoj çfarë i mungon këtij Milani

Futboll

Ish - trajneri i Shqipërisë: Ju tregoj çfarë i mungon këtij Milani

Më: 18 janar 2024 Në ora: 17:54
Milani

Milani po kalon një moment të mirë në kampionat. Kuqezinjtë e kanë rritur në 9 pikë distancën me vendin e pestë, teksa në fundjavë do të tentojnë suksesin e katërt radhazi përballë Udineses në transfertë.

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci, i cili si futbollist kaloi 4 sezone me Milanin, thekson se skuadra e Stefano Piolit ka nevojë urgjente për një përforcim në mbrojtje.

“Në kohën time kur vinim të luanim në Udine nuk flinim natën. Ishin gjithmonë ndeshje të vështira dhe të luftuara. Mendoj se Udinese do e sulmojë Milanin, por do të ishte shkatërruese për ta nëse u lejohen hapësira Leaos dhe Theos.

Ky është një Milan të cilit i mungon një lider në qendër të mbrojtjes, i mungon dikush që jep garanci. E them këtë duke patur respekt të madh për Kjaer dhe Gabbian, çifti që do të luajë me shumë mundësi në qendër të prapavijës.

Kuqezinjtë morën një goditje të madhe nga eliminimi nga Championsi, por në kampionat po bëjnë atë që duhet të bëjnë. Gjithsesi, unë shoh një garë dyshe për titullin kampion”, theksoi Panucci.

Udinese-Milan do të zhvillohet të shtunën (20:45).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat