Trepça ’89 barazon me Valbonën

Futboll

Trepça ’89 barazon me Valbonën

Nga: K.G. Më: 18 janar 2024 Në ora: 19:32
Trepça ’89

Trepça ’89 po përgatitet për pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A.

Mitrovicasit zhvilluan një ndeshje miqësore me skuadrën shqiptare, duke luajtur baras (1:1).  

“Minatorët sot zhvilluan ndeshjen e parë kontrolluese për gjatë kësaj faze përgatitore.

Ndeshja filloi me një ritëm mjaft të mirë dhe raste nga gjelbër e bardhët.

Në minutën e fundit të pjesës së parë me një depërtim të shkëlqyer Egzon Fazliu i vë në epërsi Minatorët dhe përfundojmë pjesën e parë në avantazh.

Me fillim e pjesës së dytë loja e bukur dhe raster nuk munguan me goditje në travers dhe tri pritje të shkëlqyera nga portieri kundërshtar, por në minutën e 72’ kundërshtarët barazojnë rezultatin me anë të një penalltie.

Në këtë takim shefi i shtabit z. Shpëtim Idrizi inkuadroi të gjithë futbollistët të cilët i kishte në dispozicion.

Ndeshja përfundoi me epilogun baras por me një paraqitje mjaftë të mirë të djelmoshave tanë”, njofton FC Trepça ’89.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat