Xhaka me Bayer Leverkusenin çmendin gjermanët, përmbysje e madhe   

Futboll

Xhaka me Bayer Leverkusenin çmendin gjermanët, përmbysje e madhe   

Nga: K. Goca Më: 20 janar 2024 Në ora: 20:26
Granit Xhaka - majtas, e shokë feston

Bayer Leverkuseni as pas javës së 18-të nuk njeh humbje në Bundesliga I.

Bayer ka shënuar fitore me përmbysje me rezultat 3:2 në konak të Leipzigut.

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, me Bayer Leverkusenin po shkëlqejnë në secilën ndeshje.

Leipzig avancoi dy herë por Leverkusen barazoi dy herë dhe ngadhënjeu në fund.

Për Leipzig shënuan Simons (7') e Openda (56') dhe për Bayer Tella (47'), Tah (63') e Hincapie (90+1’).

Bayer kryeson me 48 pikë po ka dy ndeshje e 7 pikë më shumë se Bayerni në pozitën e dytë. 

Leipzig renditet në pozitën e tretë me 33 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat