De Laurentiis dhe Napoli rrezikojnë shumë

Futboll

De Laurentiis dhe Napoli rrezikojnë shumë

Më: 21 janar 2024 Në ora: 14:27
De Laurentiis

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis ka përfunduar nën hetim nga Prokuroria e Romës për “kontabilitet të rremë” në lidhje me marrëveshjen që solli Victor Osimhenin te napolitanët nga Lille.

Numri një i klubit jugor, sipas informacioneve të publikuara nga e përditshmja “La Repubblica”, po shkon drejt gjyqit për përfundimin e negociatave ku sulmuesi nigerian kaloi në Itali për 71.2 milionë euro.

Ajo që ka sjellë dyshime ka qenë vlerësimi prej 21 milionë eurosh i katër lojtarëve të rinj çka supozohet të ketë sjellje një rregullim të ndjeshëm të bilancit të klubit e për pasojë edhe mundësinë për një investim që Napoli zor se do ta kishte bërë në kushte normale.

Hetuesit e prokurorisë së Romës do ta kishin mbyllur hetimin ndaj De Laurentiis, në të cilin janë hetuar edhe anëtarë të tjerë të klubit kampion Italie, pasi verën e kaluar i njëjti hetim u zhvendos nga Napoli në Romë, ku u miratua buxheti i Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat