Liverpool nuk gabon

Futboll

Liverpool nuk gabon

Më: 21 janar 2024 Në ora: 19:34
Liverpool

Liverpool nuk gabon në transfertë ndaj Bournemouth dhe regjistron fitoren e tretë radhazi në Premier League. “The Reds”, triumfuan me shifrat 4-0 teksa pas një pjesë të parë të mbyllur me rrjeta të paprekura, “shpërthyen” në fraksionin e dytë.

Ai që zhbllokoi rezultatin ishte Darwin Nunez që nuk e pati të vështorë të shënonte pasi asistit të Diogo Jotës.

Në vijim, ishte pikërisht Jota që do të bëhej protagonist duke shënuan edhe dy herë të tjera.

Fillimisht në të 71-tën pas një goditje të fortë brenda zonës dhe më pas në minutën e 80, sërish me një goditje të saktë nga brenda zonës së kundërshtarëve.

Në fund, shënoi edhe një tjetër gol Nunez për t’i dhënë më shumë madhështi fitores së The Reds-ave. Pas kësaj fitoreje, Liverpool ngjitet në kuotën e 48 pikëve në vend të parë, ndërsa Bournemouth, mbetet me 25 pikë në vend të 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat