Milan “peshkon” në Premier League

Futboll

Milan “peshkon” në Premier League

Më: 23 janar 2024 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

E përditshmja britanike “Daily Mail” konfirmon interesimin e Milan për sulmuesin 31-vjeçar të Newcastle, Callum Wilson.

Lojtari ka një kontratë deri në verën e vitit 2025 dhe kostoja e transferimit të tij është rreth 15 milionë euro.

Kuqezinjtë synojnë që ta mbyllin marrëveshjen që në merkaton e janarit, për të patur një ekip më kompetitiv në pjesën e dytë të sezonit. Për Wilson u interesua edhe Atletico Madrid, që donte sulmuesin në formë huazimi, por kërkesa e tyre u refuzua.

Për këtë arsye, Milan synon ta blejë tërësisht kartonin e lojtarit, duke paguar klauzolën. Problem për Milan do të jetë të bindë skuadrën e Newcastle që ta lërë të lirë lojtarin. Trajneri Eddie Howe i ka kërkuar klubit që të mos e shesë lojtarin në merkaton e janarit, por situata është ende e paqartë.

Shefi i Newcastle, Darren Eales, u shpreh se “çdo lojtar ka një çmim”, çka lë të mendosh se ky transferim mund të kryhet. Milan ka kohë që kërkon një sulmues goli dhe Wilson mund të jetë emri i duhur. 31-vjeçari luan edhe me kombëtaren angleze (2 gola në 9 ndeshje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat