Teuta nis bisedimet me Partizanin për një tjetër “dem”

Futboll

Teuta nis bisedimet me Partizanin për një tjetër “dem”

Më: 23 janar 2024 Në ora: 16:35
Partizani

Pak ditë më parë “Newsport.al” bëri të ditur se Teuta dhe Partizani janë në bisedime mes tyre për huazimin e dy lojtarëve.

Christian Mba dhe Marcelino Preka janë drejt Durrësit, me “Djemtë e Detit” që po kërkojnë të përfocojnë organikën e tyre me dy lojtarët e të kuqve.

Por nuk do të jenë të vetmit. Aksin Tiranë- Durrës me shunmë gjasa do ta ndjekë një tjetër futbollit i të kuqve. Këtë herë bëhet fjalë për Leart Zekollin.

Dy ekipet kanë nisur bisedimet mes tyre, teksa në ditët në vazhdim do të mësohet më shumë mbi të ardhmen e mbrojtësit të djathtë.

Kujtojmë se Zekolli në këtë sezon ka luajtur me fanelën e Partizanit në 11 takime, ku ka arritur të dhurojë edhe 1 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat