Drita merr fitoren e tretë me radhë, mposht skuadrën polake

Futboll

Drita merr fitoren e tretë me radhë, mposht skuadrën polake

Më: 23 janar 2024 Në ora: 17:05
Drita

Drita ka vazhduar me ndeshje fantastike në fazën përgatitore që po e zhvillon në Antalya të Turqisë.

Skuadra gjilanase ka fituar edhe ndeshjen e tretë, duke e mposhtur skuadrën polake Lechia Gdansk me rezultat 1-2.

Vetëm pas katër minutave lojë gjilanasit kaluan në epërsi, derisa realizoi sulmuesi i ardhur nga Ballkani, Arb Manaj.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Dritës 0-1, derisa në të dytën polakët e nisën më mirë duke barazuar në minutën e 51-të me Pilan për 1-1.

Gjithsesi Drita nuk i ndali sulmet dhe në minutën e 73-të e shënoi edhe golin e fitores.

Ishte talenti prishtinas i Dritës, Albin Prapashtica që realizoi gol për t’i dhuruar fitoren e tretë Dritës në po aq ndeshje miqësore deri më tani në tokën turke.

Ndeshjen e fundit gjilanasit e zhvillojnë ditën e premte ndaj skuadrës polake Ruch Chorzow.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat