Djaloshi i topave është sot një biznesmen i fuqishëm

Futboll

Djaloshi i topave është sot një biznesmen i fuqishëm

Më: 23 janar 2024 Në ora: 21:05
Morgan e Hazard

Në një ndeshje futbolli të gjithë kërkojnë të marrin rolin e protagonistit, edhe nëse nuk janë ata aktorët kryesorë në fushë.

Gjatë këtyre viteve kemi parë shpeshherë tifozë që futen në fushë, mesazhe të ndryshme që përcillen nga tribunat apo edhe ata, djaloshët të cilët mbledhin topat e që në shumë raste kanë rezultuar vendimtar me vonesat e lojës apo me rikthimin e shpejtë të topit në lojë.

Një episod që mbahet mend gjatë është ai Eden Hazard në kohën kur aktivizohej me Chelsea.

Në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Ligës në vitin 2013, “Blutë e Londrës” kishin ngecur në një barazim 0-0 ndaj Swansea ndërsa kërkonin me ngulm të shënonin pasi në takimin e parë në Stamford Bridge ishin mposhtur me rezultatin 0-2.

Në një moment të caktuar, një nga djaloshat që mblidhte topat nisi të vononte lojën dhe Hazard nuk i mbajti nervat duke e goditur me shqelm.

Belgu u ndëshkua me karton të kuq dhe në fund Chelsea u eliminua.

Në fund, djaloshi, i quajtur Charlie Morgan festoi dhe mesa duket prej asaj dite gjithçka ka shkuar mbarë për të pasi ai tashmë është shndërruar në një biznesmen të suksesshëm dhe së bashku me shokun e tij, kanë krijuar linjën e vodkës Au.

Kjo markë tashmë vlen të paktën 40 milionë paund teksa prodhon minimumi 35 mijë shishe në ditë. Një aspekt që e rriti tejmase biznesin e Morgan ishte edhe marketing teksa Au Vodka është prezantuar duke shoqëruar figura të njohura të sportit si Ronaldinho apo Floyd Mayweather.

Kështu, në më shumë se 10 vjet distancë, Morgan kaloi nga shkelmat e Hazard në një biznesmen të suksesshëm, ndërsa e kundërta ndodhi për futbollistin që belg që nuk mundi të përmbushte pritshmëritë sidomos tek Real Madridi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat