Chelsea si vendas e ka deklasuar me rezultat 6:1 Middlesbrough-in, në takimin e kthimit të gjysmëfinales së Carabao Cup.
Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, është protagonist i golit të parë, për faktin se në momentin kur ai tentoj për të shënuar, Howson duke ia hequr topin, shënoi autogol dhe 1:0 për Chelseat.
Shpërtheu festa në stadiumin "Stamford Bridge" në Londër.
Broja është zëvendësuar në minutën e 65-të.
Chelsea shton epërsinë në 2:0 në minutën e 29-të.
Disasi në minutën e 36-të trefishon epërsinë e Palmer në atë të 42-tën shënoi për 4:0.
Në minutën e 77-të Palmer shënoi për 5:0 e Madueke (81’) për 6:0.
Rogers në minutën e 88-të ngushtoi humbjen në 6:1.
Chelsea ka pësuar humbje me 1:0 në takimin e parë nga Middlesbrough dhe sonte përmbysi gjithçka duke u kualifikuar në finale.