Newcastle reziston, refuzon edhe ofertën e dytë

Futboll

Newcastle reziston, refuzon edhe ofertën e dytë

Më: 23 janar 2024 Në ora: 21:51
Thomas Tuchel

Bayern Munih e ka seriozisht për Kieran Trippier. Pas Eric Dier, trajneri Thomas Tuchel kërkon një tjetër mbrojtës anglez dhe i përzgjedhuri është pikërisht lojtari i Newcastle.

Oferta e parë e rekordmenëve gjermanë ishte 12 milionë euro, por që u refuzua nga drejtuesit e “Qymyrxhinjve”.

Së fundmi, bavarezët përmirësuan shifrat duke ofruar 15 milionë euro për Tripperi, por përgjigja nga klubi anglez është e njëjtë. Newcastle e vlerëson më shumë Trippier, aq më tepër në këtë fazë të sezonit kur për ta zëvendësuar do të ishte e vështirë.

Pritet që ditët e ardhshme, Bayern të provojë edhe një tjetër propozim për Newcastle, që ndër të tjera kërkon të arkëtojë për të qenë në rregull me të gjithë parametrat e Fair-Play financiar.

Ndërkohë, te Bayern kanë edhe një tjetër “pistë” nëse dështon tratativa për Trippier dhe ai është Nordi Mukiele nga Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat