Vlerësohet 50 milionë euro

Futboll

Vlerësohet 50 milionë euro

Më: 23 janar 2024 Në ora: 23:02
Leny Yoro

Pas shiti Tiago Djaló te Juventusi, Lille mund të “humbasë” një tjetër futbollist, ndoshta që në janar.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Leny Yoro, që po monitorohet nga PSG dhe Real Madrid, madje Luís Campos, drejtues i lartë te skuadra pariziene, po tenton ta marrë në ditët e mbetura të merkatos dimërore (është konfirmuar mungesa e Skriniarit për shkak të lëndimit deri në fund të sezonit).

Presidenti i Lille ka garantuar se nuk do të largohet më asnjë lojtar i rëndësishëm në këtë merkato dimërore, por sipas shtypit francez, një propozim prej 50 milionë eurosh mund të ndryshojë mendjen e kreut të skuadrës që renditet e pesta në Ligue 1.

Këtë sezon, 18-vjeçari është aktivizuar në 24 ndeshje, praktikisht të gjitha si titullar dhe gjithashtu ka shënuar tre gola, dy prej tyre në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat