Tafas qetëson Kukësin

Futboll

Tafas qetëson Kukësin

Më: 23 janar 2024 Në ora: 23:17
Angelo Tafas

Angelo Tafas u largua i dëmtuar në ndeshjen e fundit mes Kukësit dhe Egnatias.

Gardiani i verilindorëve ndjeu shqetësime dhe 5 minuta pa u mbyllur pjesa e parë përballë rrogozhinasve kërkoi zëvendësim.

Portieri, i cili mban dhe shiritin e kapitenit është një nga pikat më të rëndësishme të Kukësit dhe dëmtimi i tij shqetësoi jo pak.

Megjithatë, ekzaminimet e specializuara kanë treguar se portieri nuk ka diçka serioze dhe ai pritet që të jetë i gatshëm për ekipin që në përballjen e së mërkurës në Kupën e Shqipërisë.

Të besuarit e Stavri Nicës po vuajnë shumë mungesën e rezultateve,  teksa po bëjnë 3 muaj pa asnjë fitore.

Për herë të fundit kuksianët kanë fituar me Vllazninë në datën 27 tetor dhe në 10 ndeshjet pasuese nuk kanë mundur që të kenë sukses.

Në radhë është ndeshja me Elbasanin në Kupën e Shqipërisë, ndërsa më pas do të luajnë me Dinamo City-n në transfertë për kampionat.

Kukësi është i përqendruar më tepër tek kampionati, ku objektivi për mbijetesë është prioritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat