FC Shkupi barazoi pa gola ndaj hungarezëve të Halladas

Futboll

FC Shkupi barazoi pa gola ndaj hungarezëve të Halladas

Më: 24 janar 2024 Në ora: 13:52
Pamje nga ndeshja

FC Shkupi barazoi pa gola përballë skuadrës hungareze të Halladash në testin e parë të zhvilluar në Turqi.

Ndeshja u zhvillua në Lara, ndërsa e njëjta prodhoi disa raste dhe një gol të anuluar të ekipit kundërshtarë në minutën e 90-të.

Kjo ndeshje përveç që dhuroi raste shënimi për gol, dhuroi edhe një futboll të ashpër në disa momente nga aktorët në fushë.

Ndryshe, për ekipin e Halladash, ishte kjo ndeshja e tretë në tokën turke dhe barazimi i parë, pas fitores 2:1 ndaj austriakëve të Lafnitz dhe disfatës 1:2 ndaj skuadrës së Bunyodkor nga Uzbekistani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat