Shehi: Të mendojmë për Vllazninë kur kemi një ndeshje në Kupë

Futboll

Shehi: Të mendojmë për Vllazninë kur kemi një ndeshje në Kupë

Më: 24 janar 2024 Në ora: 15:54
Shehi

Partizani fitoi përballë Apolonisë në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Shqipërisë.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me fitoren 3-1 të vendasve.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV foli trajneri i Partizanit, Orges Shehi.

“E dinim që ishte ndeshje e vështirë dhe për këtë u munduam ta trajtojmë si ndeshje të rëndësishme.

Jemi të kënaqur që kualifikohemi, është e vështirë pasi me 1 takim gjithmonë është e tillë. Jam i kënaqur me Skukës që rikthehet ai që është. Por jam i kënaqur me rikthimin e Prekës nga dëmtimi.

Ndeshja me Vllazninë?

Të mendojmë për Vllazninë kur kemi një ndeshje në Kupë të vështirë si kjo, pastaj ndeshje me Vllazninë ka dhe 4 ditë kohë. Të rikuperojmë energjitë dhe të përgatitemi për ndeshjen e Shkodrës”, u shpreh Shehi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat