Sektori i arbitrave në Spanjë pranon gabimet e gjyqtarit në favor të Realit

Futboll

Sektori i arbitrave në Spanjë pranon gabimet e gjyqtarit në favor të Realit

Më: 24 janar 2024 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Ndeshja mes Real Madrid dhe Almerias në La Liga, e përfunduar 3-2, ishte shumë e diskutuar për shkak të vendimeve të diskutueshme të gjyqtarëve.

Sektori arbitral në Spanjë ka dalë në konkluzionin se kryesori i ndeshjes dhe asistentët e VAR gabuan në dy raste që ndikuan ndjeshëm në fitoren e Los Blankos.

Së pari, në golin e parë të Real Madrid, ku para prekjes me dorë dhe dhënies së penalltisë, kishte faull në zonën e Almerias.

Së dyti, goli i barazimit i shënuar nga Vinicius është shënuar me dorë. Në dy rastet arbitri shkoi vetë i pa në VAR, por mori vendime të gabuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat