Shkëndija deklason Skopjen

Futboll

Shkëndija deklason Skopjen

Më: 25 janar 2024 Në ora: 15:32
Shkëndija

Kuqezinjtë kaluan me sukses testin e parë me Skopjen, derisa nga e shtuna ekipi do të qëndrojë në Antalia për fazën kryesore të përgatitjeve. 

Shkëndija lë prapa ndeshjen e parë kontrolluese në përgatitjet dimërore.

Kuqezinjtë performuan në nivel të kënaqshëm përballë anëtarit të Ligës së Dytë, Skopjes (6:0) në një duel ku trajneri Jeton Beqiri menaxhoi tu jepte shans gjithë futbollistëve, me theks të veçantë të rinjëve nga shkolla e futbollit, talentë që po trokasin seriozisht në derën e ekipit të parë.

Me formacione të kombinuara në dy pjesët, rëndësi kishte lojtarët të merrnin ngarkesat e parapara (secili lojtar të luante rreth 30 minuta), pa rrezikuar ndonjë lëndim të padëshiruar. 

Shkëndija dominoi dhe luajti sipas planit, lojtarët lëvizën në lartësinë e kërkesave të stafit teknik dhe në fund mund të thuhet se me sukses mbyllën një kapitull sa i përket fazës përgatitore të zhvilluar në Tetovë, pasi nga e shtuna vazhdojmë punën në Antalia të Turqisë me fazën e dytë të përgatitjeve. 

SHKËNDIJA-SKOPJE 6:0 (4:0)

Golashënues: Mexhiti 8, Aganspahiç 10’ dhe 32’, Islami 41’, Krasniqi 47’ dhe Ademi 58’ (Shkëndija)

SHKËNDIJA: Taleski, Jusufi, Adili, Dita (c), Kocev, Mexhiti, Jakupi, Krstevski, Aganspahiç, Kurti.

Luajtën edhe: Nga minuta e 34-t u inkudruan Dauti, Asani, Shabani, Islami, Shaqiri.

Nga minuta e 46’ hynë në lojë edhe Ramani, Velija, Meliqi, Cake (Saqipi 71’), Rexhepi, Qaka, Totre, Çinari, Krasniqi, Ademi, Shala..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat