Alarm te Napoli, 10 lojtarë mungojnë

Futboll

Alarm te Napoli, 10 lojtarë mungojnë

Më: 25 janar 2024 Në ora: 16:59
Napoli

Të dielën Napoli do të sfidojë Lazion në ndeshjen e radhës në kampionatin italian, por trajneri Mazzarri duhet të shpikë formacionin, pasi ka shumë mungesa titullarësh për shkak dëmtimi, pezullimi dhe Kupës së Afrikës.

Do të jetë një emergjencë totale për kampionët në fuqi të Italisë sepse për një arsye ose një tjetër, mund të shkojë në  10 numri i lojtarëve të padisponueshëm për transfertën e “Olimpicos” kundër Lazios.

Lojtarët e dëmtuar që të gjithë kanë të bëjnë me bllokun mbrojtës: Meret nuk do të jetë në portë, i zëvendësuar nga Gollini, plus Natan dhe Olivera, që mungojnë prej kohësh.

Rëndon mungesa e atyre që nuk do të luajnë kundër Lazios për shkak të skualifikimit pas Superkupës së Italisë: Kvaratskhelia, Simeone dhe Cajuste nuk do të jenë në dispozicion të teknikut.

Pa harruar që  Anguissa dhe Osimhen, që marrin pjesë në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe që do të luajnë kundër njëri-tjetrit në sfidën mes Kamerunit dhe Nigerisë.

Traore (një nga blerjet e reja) nuk është i gatshëm për këtë takim, ndërsa Zielinski mbetet në dyshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat