Lojtari shqiptar i jep fund aventurës në Turqi

Futboll

Lojtari shqiptar i jep fund aventurës në Turqi

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:20
Dejvi Bregu

Dejvi Bregu ka kaluar me sukses testet mjekësore tek ekipi polak, Wisla Krakou.

Pas disa aventurash dhe sezonesh në Turqi, tashmë ai do ta vijojë karrierën diku tjetër.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat polake dhe është vetëm çështje kohe zyrtarizimi nga ana e klubit.

Për momentin Uisla është pjesë e ligës së parë në Poloni dhe po lufton për t’u ringjitur në elitë. Në këtë skuadër ndodhet edhe një tjetër futbollist shqiptar, vëllai i Migjen Bashës, Vullnet Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat