Lë Lirinë dhe transferohet në Afrikën e Jugut

Futboll

Lë Lirinë dhe transferohet në Afrikën e Jugut

Më: 26 janar 2024 Në ora: 23:37
Prins Tjueza - majtas

Futbollisti i Lirisë, Prins Tjueza, i ka dhënë fund karrierës me skuadrën prizrenase.

Skuadra e qytetit jug-perëndimor të Kosovës ka njoftuar të premtën se namibiani që shkëlqeu për një vit e gjysmë, tashmë ka nënshkruar me ekipin e Premierligës nga Afrika e Jugut, Cape Town City.

"Tijueza nga sot është lojtar i Cape Town City nga Afrika e Jugut.E falenderojmë për kontributin dhe i urojmë suksese.

 Liria nga shitja përfiton 65 mijë dollarë dhe 10% nga shitja e ardhshme e tij. 

Tijueza ka lënë gjurmë në Kosovë, derisa me Kombëtaren e vetë, Namibinë u kualifikua tutje në Kupën e Afrikës", ka shkruar skuadra prizrenase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat