Kjo është nota e Granit Xhakës në Gjermani! Nicolas me notën më të madhe 

Futboll

Kjo është nota e Granit Xhakës në Gjermani! Nicolas me notën më të madhe 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 janar 2024 Në ora: 22:01
Granit Xhaka në veprim

Lideri i kampionatit gjerman, Bayer Leverkusen, para shikuesve të vet nuk mori më shumë se një pikë, duke luajtur baras (0:0) me Monchengladbach-in, në takimin e javës së 19-të.

Ylli nga Kosova, Granit Xhaka, kapiten i kombëtares së Zvicrës, si zakonisht nga minuta e parë për Leverkusenin dhe është prej më të mirëve. 

Xhaka është vlerësuar me notën 8.1 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Lojtar i ndeshjes është portieri i Monchengladbach, Moritz Nicolas, me notën  9.1. 

Florian Wirtz, futbollist i Bayer Leverkusenit, u vlerësua me notën 8.2.

Bayer kryeson me 49 pikë e ka dy më shumë se Bayerni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat