Një penallti vendosi sfidën Shkupi - Karvina

Futboll

Një penallti vendosi sfidën Shkupi - Karvina

Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:16
Pamje nga ndeshja

Ndeshja miqësore në mes FC Shkupi dhe Karvina nga Çekia përfundoi me fitoren e çekëve me rezultat 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 80 nga një penallti.

"Ekipi i ynë luajti mirë në pjesën e parë dhe kishte disa raste të mira për të shënuar.

Në minutën e 15, Dodev u përball me portierin e Karvinas, Holec, por goditja e tij u devijua nga. Në minutën e 25, ekipi ynë kishte një mundësi të artë për të shënuar, por goditja me kokë e Ibishit u shpëtua në vijë nga një mbrojtës i Karvinas.

Në pjesën e dytë, trajneri Zhizhoviç, bëri disa ndryshime dhe ju dha rastin shumë futbollistëve të rinj që vijnë nga akademia e ekipit dhe ata të cilët sapo janë grumbulluar, siç janë Guxhufi, Gronner dhe Ansah.

Në minutën e 60, në portën tonë u bë ndryshim, ku në vend të kapitenit Iljazi u fut Denkovski. Denkovski bëri disa ndërhyrje të mira, por nuk mundi të ndalonte penalltinë në minutën e 80-t kur i saktë u tregua Budínsky.

Ndeshja ishte një test i mirë për të dy ekipet, që po përgatiten për sezonin e ri.

Ndeshjen e radhës në tokën turke, më saktësisht në Antalya do ta luajmë me 31 janar, ku përballë do të kemi ekipin polak, Ruch Chorzow", njofton FC Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat