Mishov të Drita, i bashkohet Ramadanit e Bejtullait 

Futboll

Mishov të Drita, i bashkohet Ramadanit e Bejtullait 

Nga: K.G. Më: 27 janar 2024 Në ora: 23:53
Mishov në veprim

Futbollisti Aleksandar Mishov pas episodit në Samtredi (Gjeorgji), në periudhën e ardhshme do të veshë fanellën e Dritës së Gjilanit, skuadër nga liga elitare e Kosovës.

“Pasi i skadoi kontrata me ekipin Samtredia, sulmuesi vendosi të pranojë ofertën e klubit ku trajner është Zekirja Ramadani dhe prej disa kohësh është anëtar edhe futbollisti Egzon Bejtullai.

Mishov ka pasur oferta nga disa klube të ligës sonë të parë, por duket se Drita ka qenë më konkrete.

Aleksandar Mishov deri më tani ka luajtur në fanellën e Tikveshit, Brera Strumicës, Borecit, tani është para një sfide të re, te skuadra kosovare Drita”, shkruan media maqedonase “Sportmedia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat