Islami, sulmuesi premtues që rritet te Shkëndija

Futboll

Islami, sulmuesi premtues që rritet te Shkëndija

Më: 28 janar 2024 Në ora: 12:59
Vebi Islami

Kuqezinjtë tetovar gjithmonë kanë prodhuar talent nga shkolla e futbollit dhe kjo traditë duket se do të vazhdojë edhe në të ardhmen, pavarësisht se ambiciet detyrojnë vazhdimisht drejtuesit të angazhojnë futbollistë të gatshëm e të përgatitur për protagonizëm të menjërshëm në ekipin e parë. 

Vebi Islami është sulmuesi i ri që rritet te shkolla kuqezi. Shtatartë dhe fizik admirues për moshën që ka, një sulmues race që kohëve të fundit janë në humbje e që me paraqitjet me shpresat e Shkëndijës paralajmëron se kuqezinjtë po i pret një e ardhme e sigurtë në pozitën e golashënuesit. 

Ndër futbollistët më të mirë te moshat e Shkëndijës, golashënues i spikatur që falë paraqitjeve në klub vazhdimisht thirrej nga ekipet përfaqësuese të Maqedonisë. 

Vebi Islami tashmë një periudhë kohë pas kohe kyçet në seancat stërvitore të ekipit të parë të Shkëndijës, derisa së fundmi ka gjetur edhe golin e parë si senior. Në testin e parë të Shkëndijës në vitin 2024 kuqezinjtë fituan 6:0 Skopjen, ndërsa pikërisht Vebi Islami ishte autor i golit të 4 për tetovarët.

Një fillim i bukur për Islamin, që tashmë i shton vetes një gol me ekipin e parë, ndërsa nëse vazhdon me tempon e punësi si deri tani, përfundimisht mbetet një prej futbollistëve më premtues të shkollës së futbollit Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat