Peposhi: Fitojmë me Skënderbeun, ja kujt ja dedikoj golin

Futboll

Peposhi: Fitojmë me Skënderbeun, ja kujt ja dedikoj golin

Më: 28 janar 2024 Në ora: 16:20
Ergys Peposhi

Ergys Peposhi bëri heroin për Teutën duke i dhënë një pikë shumë të rëndësishme në duelin me Laçin.

Pas barazimit ai u shpreh se është pikë e rëndësishme dhe se shpreson që fitorja do të vijë ndaj Skënderbeut.

“Për golin jam shumë i kënaqur pasi morëm një pikë karakteri dhe për të vijuar me vazhdimësinë.

Është një rol i ri për mua por përshtatem që ta bëj dhe më mirë, mundohem të jap më të mirën time, e rëndësishme është që të marrim pikët dhe të dalim nga kjo situatë.

Shpresoj shumë, ne kemi treguar që prodhojmë shumë futboll e tregojmë gjatë ndeshjes, u kualifikuam në Kupë ka ardhur koha që të fitojmë në kampionat, besoj ndaj Skënderbeut do të vijë fitorja. Goli shkon për gjithë çunat e ekipit dhe jam i bindur që do të dalim nga kjo situatë”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat