​Asllani: Tani duam tri pikë ndaj Juventusit

Futboll

​Asllani: Tani duam tri pikë ndaj Juventusit

Më: 29 janar 2024 Në ora: 08:34
​Asllani: Tani duam tri pikë ndaj Juventusit

Mesfushori shqiptar Kristjan Asllani ishte njëri nga më të dalluarit në fitoren e Interit ndaj Fiorentinës duke dhënë edhe asistimit tek goli i Lautaro Martinezit.

Ishte kjo hera e parë që ai luajtu për 90 minuta duke dëshmuar cilësi dhe personalitet në repartin e mesfushës, pozitë të cilën e mban tashmë njëri nga mesfushorët më të mirë në botë, Hakan Calhanoglu, përcjellë KosovaPress.

Pas ndeshjes, Asllani tha se po rritet vazhdimisht në rolin e tij dhe kjo fal bashkëlojtarëve që ka në krahë, derisa ka kërkuar përqëndrim maksimal dhe tri pikë të reja edhe ndaj Juventusit në ndeshjen e radhës.

Ndihem i rritur nga bashkëlojtarët e jashtëzakonshëm në krahun tim, po mësoj shumë prej tyre. E dinim që ishte e vështirë këtu në Firence. Bëmë mirë, vuajtëm si të mëdhenj. Tre pikë të medha? Ata peshojnë sepse ishte një ndeshje vërtet e vështirë. Tani ballafaqimi me Juventusin? Ne vijmë me këmbë në tokë, duhet të përpiqemi, si në të gjitha ndeshjet, të sjellim tri pikët në shtëpi", tha Asllani.

Pas asistimit, reprezentuesi shqiptar tani kërkon edhe golin e parë këtë sezon me Interin.

“Roli i mesfushorit dedanziv? E ndjej se është i imi sepse e kam luajtur gjithmonë këtë rol, jam rritur me të. Po mësoj me Hakanin dhe vitin e kaluar me Brozon dhe po mësoj shumë edhe me të gjithë mesfushorët e tjerë. Kam kampionë në krah, vetëm mund të rritem. Jam i kënaqur me asistimin e parë, duhet të përpiqem të shënoj golin e parë. Le të shpresojmë që të vijë së shpejti" , ka shpresuar mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat