Vahit Murati i bashkohet Bashkimit të Kumanovës!

Futboll

Vahit Murati i bashkohet Bashkimit të Kumanovës!

Më: 30 janar 2024 Në ora: 13:36
Vahit Murati

Vahit Murati në pranverë do të luaj me fanellën e Bashkimit të Kumanovës.

Bëhet fjalë për një futbollistë që luan në krahun e djathtë të sulmit, ndërsa i njëjti te skuadra kumanovare transferohet nga rradhët e KF Arsimit.

23-vjeçari nga Nerashti i Tetovës, karrierën e kishte nisur te Shkëndija e Tetovës, ndërsa gjatë karrierës së tij kishte provuar veten gjithashtu edhe me Renovën, Korabin dhe Voska Sport.

Murati si pjesë e moshave të reja të Shkëndijës, me fanellën “kuqezi” kishte luajtur edhe në Ligën e Kampionëve për të rinjë, ndryshe e njohur si UEFA Youth League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat