Cordoba: Ky Inter, shumë i fortë

Futboll

Cordoba: Ky Inter, shumë i fortë

Më: 30 janar 2024 Në ora: 16:12
Ivan Ramiro Cordoba

Ivan Ramiro Cordoba, ish-mbrojtësi i Interit, foli për “DAZN” rreth skuadrës zikaltër, e cila fitoi minimalisht në Firence, pas triumfit në Superkupën e Italisë: “Interi dëshmon të jetë një ekip i fortë, me aftësi për të shkuar në të gjitha ndeshjet si favorit absolut.

Kundër Juventusit do të jetë një sfidë e veçantë, sepse këto përballje kanë një histori të tyren. Duhet të kesh përqendrim, është një nga ato ndeshje që ka shumë rëndësi. Pavarësisht nga rezultati, Inter-Juve gjithmonë do të thotë shumë për historinë e këtyre dy klubeve”.

Mbi ndërhyrjen e Pavard në vijën e portës: “Këto janë episode të një grupi që ndihet i fortë, ndihmon njëri-tjetrin dhe e di se po lufton për diçka të rëndësishme. Këto gjëra ndodhin kur ndërton një ekip si ky Inter”.

Ato të marra në Firence janë tri pikë shumë të rëndësishme për skuadrën e Simone Inzaghit. Me fitoren 1-0 ndaj Fiorentinës, në fakt, zikaltrit parakaluan sërish Juventusin në krye të renditjes së Serie A.

Interi tani ka një pikë avantazh ndaj rivalëve kryesorë për fitimin e titullit, me një ndeshje më pak se skuadra e Allegrit. Kështu nis zyrtarisht marshimi drejt 4 shkurtit, ditë në të cilën do të luhet Inter-Juventus në “San Siro”, ndeshje që në këtë pikë të kampionatit duket vendimtare për trengjyrëshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat