Ademi diskuton me ambasadorin e Kosovës në Japoni për bashkëpunim në fushën e sportit

Futboll

Ademi diskuton me ambasadorin e Kosovës në Japoni për bashkëpunim në fushën e sportit

Më: 31 janar 2024 Në ora: 09:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi po qëndron në shtetin e Japonisë, atje ku po zhvillohet një seminar me federatat anëtare të FIFA-së.

Me këtë rast i pari i FFK-së është takuar me ambasadorin e Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve edhe në fushën e sportit.

Gjatë vizitës në Tokio, ku po qëndroj me ftesë të FIFA-s, për një seminar me federatat anëtare, pata kënaqësinë ta vizitoj Ambasadën e Republikës së Kosovës, ku u prita ngrohtësisht nga ambasadori Sabri Kiçmari. Me këtë rast diskutuam për zhvillimin e futbollit në Kosovë si dhe për futbollin nëpër breza, kur edhe vetë ambasadori ishte futbollist i Llapit. Po ashtu diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit edhe përmes sportit me një shtet tejet të zhvilluar si Japonia”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Me këtë rast, ambasadorit Kiçmari, presidenti i FFK-së ia ka dhuruar një fanellë të Kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat