Barcelona beson te talenti senegalez

Futboll

Barcelona beson te talenti senegalez

Më: 31 janar 2024 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Barcelona nuk ka ndërmend të privojë veten nga mbrojtësi i ri senegalez Mika Faye. 19-vjeçari erdhi verën e kaluar nga NK Kustošija, një klub kroat, për 2.2 milionë euro.

Pavarësisht se ka luajtur vetëm me Barça Atletic në serinë e tretë iberike (17 paraqitje deri më tani), qendërmbrojtësi ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Europë, duke përfshirë Atalanta dhe Red Bull Salzburg.

Skuadra që është treguar më këmbëngulëse për të është Lens, në Francë, që ofroi rreth 9 milionë euro për Mika Faye. Përgjigjja e katalanase ishte e prerë: JO, pasi te Barcelona besojnë shumë te lojtari senegalez.

Barcelona e mori lojtarin verën e kaluar duke fituar konkurrencën me Borussia Dortmund dhe Chelsea.

Në fakt, klubi spanjoll po mendon ta promovojë Faye në ekipin e pare, ku u shfaq gjatë turneut në SHBA, para fillimit të sezonit.

“Mundo Deportivo” shpjegon se Barcelona dëshiron të presë që lojtari të vlerësohet nga trajneri i ri që do të vijë në verë, duke qenë se Xavi ka paralajmëruar lamtumirën e tij në fund të sezonit, përpara se të marrë vendimin për të. ta shesë atë përgjithmonë ose jo.

Vetëm një ofertë më e madhe se 10 milionë euro mund t’i bëjë katalanasit të lëkunden, por nuk ka gjasa që ndonjë klub të vendosë në tryezë një ofertë dyshifrore për mbrojtësin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat