Dukagjini zyrtarizon largimin e dy sulmuesve

Futboll

Dukagjini zyrtarizon largimin e dy sulmuesve

Më: 31 janar 2024 Në ora: 23:21
Dukagjini

Dukagjini i Klinës ka konfirmuar largimin e dy futbollistëve nga radhët e veta.

Klinasit kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje me dy sulmuesit e tyre, Arbër Çyrbja dhe Marclei Santos.

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku i ka falënderuar dy futbollistët për kontributin e dhënë deri më tani.

"Faleminderit Arbër Çyrbja dhe Marclei Santos

Ju njoftojmë që më marrëveshje të dyanshme kemi ndërprerë bashkëpunimin me Marclei Santos dhe Arbër Çyrben.

I falënderojmë për kohën dhe kontributin sa ishin pjesë e klubit", njofton FC Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat