Mjafton një seancë stërvitore, Broja gati për debutimin me Fulham

Futboll

Mjafton një seancë stërvitore, Broja gati për debutimin me Fulham

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 16:58
Armando Broja

Armando Broja u prezantua zyrtarisht te Fulham në orët e para të mëngjesit të të premtes, teksa po të prmten, kreu edhe seancën e parë stërvitore në “Motspur Park”, nën urdhrat e trajnerit Marco Silva.

Sulmuesi 22-vjeçar shqiptar do të grumbullohet menjëherë me skuadrën për transfertën e pasdites së të shtunës ndaj Burnleyt, e cila do të startojë në orën 16:00 në “Turf Moor” dhe do të transmetohet live në ekranin e SuperSport 4.

Në mungesë të sulmuesit kryesor të skuadrës, Raul Jimenez, i cili do të qëndrojë larg fushave për disa javë, Broja pritet të debutojë që këtë të shtunë me fanellën e Fulhamit, ndonëse nuk dihet ende nëse do ta nisë nga minuta e parë, apo do të aktivizohet gjatë ndeshjes.

Broja firmos me Fulham, zbulohet numri që do të mbajë në fanellë

Ndeshja e parë në “Craven Cottage” para tifozerisë së Fulhamit, me shumë gjasë do të jetë javën e ardhshme, kur londinezët të presin Bournemouthin në shtëpi.

Sa i përket transfertës ndaj Burnley, Broja dhe Fulham do të provojnë të thyejnë një tabu, pasi nuk fitojnë në atë stadium që prej 1953-shit të largët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat