PSG-ja kthehet te fitorja në Ligue 1

Futboll

PSG-ja kthehet te fitorja në Ligue 1

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 23:03
Asensio e Mbappe

Pas barazimit me Brestin javën e kaluar, Paris Saint-Germaini u rikthye sonte te fitorja në Ligue 1.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique triumfoi në udhëtim ndaj Strasbourgut, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Stade de la Meinau” përfundoi me rezultatin 1:2.

Kylian Mbappe (31′) dhe Marco Asensio (49′) shënuan golat e fitores për parisienët – teksa vlen të theksohet se Mbappe humbi një penallti në minutën e gjashtë.

Ndërkaq, golin e vetëm për vendasit e realizoi Dilane Bakwa (68′).

Paris Saint-Germaini pas kësaj fitore ka 47 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë.

Strasbourgu është i dhjeti me 25 pikë të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat