Mësohen katër skuadrat e para çerekfinaliste 

Futboll

Mësohen katër skuadrat e para çerekfinaliste 

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 18:59
Pamje nga ndeshja Gjilani - Prishtina

Sot janë zhvilluar katër ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales në Kupën e Kosovës në futboll, me çka kanë nisur garat e stinorit pranveror.

Kualifikimin në çerekfinale e kanë siguruar Prishtina, Suhareka 23, Malisheva dhe Vjosa.

Vjosa ka shënuar fitore bindëse në duel me 2 Korrikun, me rezultat 4:1, me golat e Drin Ymerit, Ardian Selimit, Enis Stubllës dhe Fidan Gashit.

E fitoreve me rezultat 3:1 iu gëzuan Suhareka 23 dhe Malishava, të cilat mposhtën Prishtinën e Re, përkatësisht Feronikelin 74.

Rezultatet

Suhareka 23 – Prishtina e Re 3:1

Feronikeli 74 – Malisheva 1:3

Vjosa – 2 Korriku 4:1

Gjilani – Prishtina 0:0 – 1:4 pas penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat