Bujar Neziri, njeriu i artë i gjeneratës së sakrificës dhe diasporës! Ky personalitet meriton mirënjohje shtetërore 

Futboll

Bujar Neziri, njeriu i artë i gjeneratës së sakrificës dhe diasporës! Ky personalitet meriton mirënjohje shtetërore 

Nga: K. Goca Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 20:15
Bujar Neziri

Bujar Neziri kontribues i madh sidomos në vitet e 90 – ta nuk kurseu asgjë por as në ditën e sotme nuk ndalet duke ndihmuar jo vetëm futbollin por edhe në poret tjera të jetës.

Njeriu i artë i gjeneratës së sakrificës dhe diasporës, aktualisht president i klubit të futbollit Kosova e Dusseldorfit. 

Padyshim që duhet kujtuar këtë personalitet të artë, kur shpenzoi rreth 200 mijë marka në fund të vitit 1997 (18-20 dhjetor) në organizimin e turneut, për akomodimin e kombëtares së Kosovës në Dusseldorf dhe ekipin e Fadil Vokrrit nga Franca, ishin 53 veta dhe për rreth 2 javë.

Bujar Neziri përkundër se ishte halë në sy për regjimin serb dhe agjentët serbë që vepronin edhe në diasporë, për asnjë çast nuk u tremb por veproi fuqishëm në sensibilizimin e futbollit, sportit dhe çështjes kombëtares të Kosovës.

Ky personalitet meriton mirënjohje shtetërore!  

Diaspora ka qenë edhe është shtyllë e fuqishme e shtetësisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat