Klopp e ka kthyer Liverpoolin në një nga skuadrat më të mira në Europë

Futboll

Klopp e ka kthyer Liverpoolin në një nga skuadrat më të mira në Europë

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 12:05
Klopp

Disney + thuhet se është në bisedime prej 10 milionë sterlinash (13 milionë dollarë) për të blerë dokumentarin e Liverpool-it që tregon gjashtë muajt e fundit të menaxherit Jurgen Klopp në Anfield.

Trajneri i Reds njoftoi se do të tërhiqej nga roli i tij në verë, duke i dhënë fund pothuajse nëntë viteve të shkëlqyera në klub. Menjëherë pas kësaj, klubi i Merseyside zbuloi se do të bënin një dokumentar duke detajuar muajt e fundit të gjermanit në Anfield.

Tani, The Daily Mail pretendon se Disney+ është në bisedime të avancuara për të siguruar dokumentarin pasi Amazon thuhet se refuzoi mundësinë për ta blerë për shkak të shqetësimeve për aksesin e kufizuar në dhomën e zhveshjes dhe Netflix gjithashtu shprehu rezerva.

Klopp e ka kthyer Liverpoolin në një nga skuadrat më të mira në Europë, pasi trashëgoi një ekip në vështirësi.

56-vjeçari ka fituar gjashtë trofe të mëdha me Reds, duke përfshirë Champions League dhe Premier League, dhe janë garë në katër fornte në këtë sezon.

Kjo është më e rëndësishme se një dokumentar, por mund të rrisë shikueshmërinë nëse skuadra fiton shumë trofe në muajt e fundit të Klopp në Anfield.

Dokumentari do të mund të shihet pas përfundimit të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat