Selmani debuton me gol kundër skuadrës serbe

Futboll

Selmani debuton me gol kundër skuadrës serbe

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 12:25
Pamje nga ndeshja

Remzifaik Selmani, i cili ditë më parë iu bashkua skuadrës së Bregallnicës nga Shtipi, bëri debutimin me fanellën e kësaj skuadre, që në kuadër të fazës së përgatitjeve për stinorin pranveror zhvilloi një ndeshje kontrolluese kundër skuadrës serbe të Duboçica.

Bregallnica regjistroi fitore 5:1, derisa Selmani realizoi golin e tretë, kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhe.

Goli i Selmanit ishte i fundit gjatë pjesës së parë, në të cilën gola realizuan edhe Anderson dhe Robakidze, ndërkohë në pjesën e dytë, në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Kanform dhe Gjorgjiev.

Kujtojmë, Selmani gjatë stinorit vjeshtorë ishte pjesë e Gostivarit, për të cilën skuadër në 9 ndeshje, regjistroi 2 gola dhe 1 asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat