Kosova aranzhon tri miqësore, pritet konfirmimi edhe për dy të tjera

Futboll

Kosova aranzhon tri miqësore, pritet konfirmimi edhe për dy të tjera

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës ka aranzhuar tri ndeshje miqësore, ku dy do t’i luaj në mars dhe një në qershor.

Ndeshjen e parë miqësore, “Dardanët” do të luajnë më 22 mars në Yerevan ku përballë do ta kenë Armeninë, ndërsa më 26 mars do të ndeshen kundër Hungarisë në Budapest.

Ndërkaq, testin e radhës, Kosova do ta ketë më 5 qershor, ku do të luajë kundër Norvegjisë, në Oslo.

“Federata e Futbollit e Kosovës është në bisedime për aranzhimin edhe të miqësores së dytë për qershor dhe shumë shpejt do të konfirmohet edhe kundërshtari tjetër”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Tutje, sipas FFK-së këto miqësore do të shërbejnë që Kosova të përgatitet për ndeshjet zyrtare në vjeshtë në kuadër të Ligës së Kombeve, shorti i të cilës do të tërhiqet më 8 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat