Atalanta e shet për 1 milion euro

Futboll

Atalanta e shet për 1 milion euro

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 18:53
Luis Muriel

Luis Muriel është gati largohet nga Atalanta dhe të marrë fluturimin për në SHBA për t’iu bashkuar Orlando City-t. Marrëveshja mes palëve për këtë transferim është arritur: sulmuesi do të firmosë kontratë 3-vjeçare, ndërsa Atalanta do të përfitojë 1 milion euro.

Kontrata e futbollistit kolumbian me Atalantën do të skadonte më 30 qershor dhe nuk do të rinovohej.

Palët po punojnë për përgatitjet dokumentacionin, përpara se ta nënshkruajnë dhe ta zyrtarizojnë marrëveshjen.

Tregu i transferimeve të MLS u hap më 31 janar dhe do të mbyllet më 23 prill: kjo shpjegon mundësinë që Muriel të largohet nga Atalanta dhe të kalojë tek Orlando City, pavarësisht se merkatoja e janarit në Itali është mbyllur më 1 shkurt.

Muriel, i cili mbërriti tek Atalanta në verën e vitit 2019 nga Sevilla për rreth 20 milionë euro, plus bonuset, bëri 183 paraqitje dhe shënoi 68 gola me fanellën e skuadrës bergamaske.

Megjithatë, këtë sezon statistikat nuk janë shumë domethënëse: vetëm 6 gola dhe një asistim në 25 ndeshje për 684 minuta të luajtura gjithsej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat