Hipoteza e çuditshme

Futboll

Hipoteza e çuditshme

Më: 6 shkurt 2024 Në ora: 20:31
Jurgen Klopp

Sipas ish-lojtarit të Liverpool, Stephane Henchoz, Jurgen Klopp është duke u larguar nga “The Reds” sepse sipas tij gjermani është duke i hapur rrugën vetes për të marrë drejtimin e Bayern Munich.

Në një intervistë të dhënë për mediet zviceriane, Henchoz theksoi se Klopp dëshiron kampionat e Gjermanisë.

“Aventura e tij në Angli ka përfunduar, ai nuk mund të drejtojë më asnjë ekip tjetër atje dhe gjithashtu do të më dukej e çuditshme që ai të transferohej në Spanjë ose Itali. Unë e shoh te Bayern Munich”-deklaroi ai.

Mbetet për t’u parë nëse bavarezët do të vendosin të largojnë Thomas Tuchel rreth një vit pasi mori drejtimin e skuadrës, skenar ky shumë i mundshëm nëse nuk do ia dalin të fitojnë titullin e Bundesligas, ndërsa e kanë bërë këtë gjë për 11 vite radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat